Një i vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci tragjik nga shembja e një ure në Rusinë Perëndimore. Siç duket edhe nga pamjet ura që u shemb ra sipër shinave të trenit.
Mediat në Rusi raportojnë se mes të plagosurve është edhe një vajzë e mitur, 14 vjeç. Kamerat e sigurisë në vendngjarje filmuan momentin e shembjes së urës, teksa mbi të ndodheshin disa automjete.
Момент падіння Панінського мосту у Вязьмі Смоленської області рф pic.twitter.com/g8a6jYiXCk
— Апостроф (@apostrophe_ua) April 8, 2024
Advertisement
Shembja e urës shkaktoi dëme edhe në rrjetin e furnizimit me gaz, duke lënë pa gaz 8000 familje në rajonin e Smolenskut.
Edhe pse shkaku i shembjes nuk është bërë i ditur ende, mediat ruse raportojnë se vjetërsia e urës ka më shumë gjasa të jetë bërë shkak i shembjes./vizionplus.tv/