![VIDEO/ Shembet ballkoni i ndërtesës ku po festonin fitoren, humb jetën zyratri i opozitës turke, plagoset kandidati për kryebashkiak](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/04/1711999713_turqi-709x400.jpg)
Një zyrtar i opozitës turke ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike mbrëmjen e kësaj të hëne.
Mehmet Palaz një prej zyrtarëve kryesore të Partisë Popullore Republikane turke kishte dalë në ballkonin e godinës së partisë për të festuar me entuziazëm fitoren në një prej bashkive.
Disa kolegë e simpatizantë, pas fitotes që kishin korrur në qytetin e Tavas, me kandidatin Kadir Tatık dolën në ballkonin e katit të dytë, i cili u shemb për shkak të mbingarkesës, duke shkaktuar vdekjen e Palaz dhe plagosjen e Tatik, të cilët ishin në strukturë.
Mediat turke bëjnë me dije se në këtë ngjarje mbetën të plagosur 8 anëtarë të partisë opozitare, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Disa nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror në Tavas, teksa të tjerët janë dërguar në spitale në Denizl.
Lajmi për vdekjen e Tavaslı Mehmet Palaz trishtoi qarkun ku ai vepronte. Kadir Tatık, i cili u zgjodh kryebashkiaku i Tavas, deklaroi se ndodhej në spital dhe se ishte shumë i pikëlluar pas lajmit për vdekjen e kolegut të tij./vizionplus.tv