Një helikopter u rrëzua në çatinë e një hoteli në Cairns, Australinë veriore, sot, duke shkaktuar një zjarr dhe duke nxitur evakuimin e qindra klientëve, tha policia.
“Piloti dhe pasagjeri i vetëm i helikopterit është gjetur i vdekur. Testet mjeko-ligjore janë duke u zhvilluar për identifikimin zyrtar të tij”, theksoi policia në një njoftim për shtyp.
#ÚltimaHora | Un helicóptero se ha estrellado contra el techo del Hotel DoubleTree by Hilton en #Cairns, #Australia. pic.twitter.com/oZ5X15L4xt
— La Crónica de Hoy (@LaCronicaDeHoy) August 12, 2024
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Njëra nga helikat përfundoi në pishinën e hotelit, e dyta në një zonë të hapur përballë hyrjes së tij, njoftuan shërbimet e urgjencës.
Dy persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital në gjendje të qëndrueshme.
Qindra klientë u nxorën me shpejtësi nga hoteli DoubleTree by Hilton në Cairns pas aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 01:50 (me orën lokale) të dielën.