Turqi – Një helikopter policie që i përkiste Departamentit të Policisë në Gaziantep u rrëzua në një zonë rurale në rrethin Nurdağı. Sipas raportimeve të medieve turke, dy pilotë Cemil Gylen Levent Öztürk, të cilët ndodheshin në helikopterin e rrëzuar, humbën jetën, ndërsa një teknik u plagos.
Pilotët dhe tekniku i plagosur janë nxjerrë nga rrënojat si rezultat i punës së ekipeve dhe janë dërguar në spitalin e qytetit të Gaziantepit. Ndërkohë që zona e aksidentit është rrethuar nga xhandarmëria, një grup ekspertësh ka nisur punën.
#SONDAKİKA Gaziantep’in Nurdağı İlçesi’nde helikopter kazasında yaralanan teknisyen sağlık ekiplerince hastaneye kaldırıldı. pic.twitter.com/qHEUGzqFfK
— A Haber (@ahaber) February 3, 2024
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Aksidenti ka ndodhur në orën 22:49 pranë fshatit Kartal në rrethin Nurdağı. Pas humbjes së komunikimit me helikopterin, banorët e fshatit Kartal në rrethin Nurdağı raportuan se një helikopter ishte rrëzuar. Fshatarët që shkuan në zonë hasën në rrënojat e helikopterit, i cili u rrëzua afërsisht 6 kilometra larg.
Më pas në rajon janë dërguar ekipe policie, xhandarmërie, AFAD, UMKE dhe zjarrfikëse.
Nga këqyrja e ekipeve u konstatua se 2 pilotët kishin humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tekniku kishte mbetur i plagosur.
Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e dy pilotëve.
“Ngushëllimet e mia për kombin tonë. Dy pilotët tanë në helikopterin tonë, ranë dëshmorë dhe tekniku ynë u plagos. Zoti i mëshiroftë heronjtë tanë, i shpreh ngushëllimet e mia familjeve të tyre, Kombit tonë të dashur dhe Drejtorisë sonë të Policisë, u lartësofshin dëshmorët tanë, i uroj shërim të shpejtë policit tonë të plagosur”./vizionplus.tv