Të paktën nëntë persona janë bllokuar në një minierë ari në provincën veriperëndimore turke të Erzincanit, tha sot kryebashkiaku i qytetit.

Megjithatë, numri i saktë i njerëzve të bllokuar nën tokë nuk dihet, tha kryebashkiaku i Erzincanit Bekir Aksun.

“Asnjë lajm për nëntë minatorë. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar me një ekip prej 400 personash,” tha Ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya, sipas mediave turke.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rrëshqitja e dheut ndodhi rreth orës 14:00 me kohën lokale (në Iliç, brenda provincës Erzincan dhe ekipet e shpëtimit nga qytetet fqinje u dërguan në vendngjarje, tha agjencia shtetërore e menaxhimit të fatkeqësive Afad.

“Ne do të mobilizojmë të gjitha burimet tona për të sqaruar shkaqet e këtij incidenti”, tha kompania përgjegjëse për minierën e arit Anagold.

Rrëshqitjet e dheut ose shembjet e minierave ndodhin shpesh në zona të Turqisë.

Në një shpërthim që ndodhi në vitin 2022, 42 minatorë u vranë në Amasra, në veri të vendit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";