Një gjest i thjeshtë, ndonjëherë, vlen sa një mijë fjalë. Ky është rasti i një ushtari amerikan i cili, në aeroportin e Kabulit, u ofroi një moment lehtësimi fëmijëve dhe disa familjeve afgane.

Në video ai shihet duke u dhënë ujë disa fëmijëve, gjithashtu edhe një buzëqeshje teksa kalojnë momente dramatike në pritje për t’u larguar nga vendi i tyre, pasi në pushtet erdhën talebanët.

Videoja u bë virale në internet dhe në mediat sociale. Një person shkroi në rrjetet sociale “Kush është ky ushtar amerikan në aeroportin e Kabulit në Afganistan? Ai sapo theu internetin”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";