Disa protestues të cilët janë kundër masave kufizuese të marra nga qeveria kanë “sulmuar” të premten në darkë studio e televizionit slloven, RTV Slovenia.

Ata drejtoheshin nga Ladislav Troha, lideri i lëvizjes OPS që i kundërvihet të gjitha masave që kanë të bëjnë me pandeminë.

Ndër të tjera ,lëvizja kërkon shkolla të sigurta pa maska. Në mjediset e televizionit kanë hyrë rreth 20 protestues pa maskë, të cilët nuk i janë bindur urdhërit të rojeve të sigurisë.

Drejtori i Përgjithshëm i televizionit, Andrej Grah Ëhatmough e ka përshkruar ngjarjen si: Një sulm të rënë ndaj shtëpisë sonë dhe medias publike, të cilin ne e dënojmë me force.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";