Video/ Policia ruse bastis shtëpinë e Alexei Navalnyt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video/ Policia ruse bastis shtëpinë e Alexei Navalnyt

Shërbimet ruse të sigurisë kanë kontrolluar apartamentin e Alexei Navalnyt në Moskë dhe selinë e ekipit të tij, deklaruan këtë të mërkurë mbështetësit e kritikut rus.

Këto kontrolle bëhen para një proteste tjetër që është planifikuar të mbahet pas disa ditësh. Protestuesit kërkojnë lirimin e Navalnyt.

Po ashtu, zyrtarët e zbatimit të ligjit kontrolluane edhe një apartament në të cilin ka qëndruar gruaja e Navalnyt, Yulia Navalnaya.

Të shtunën e kaluar, mijëra protestues që kishin dalë në rrugë në mbi 120 qytete u shoqëruan nga policia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy