Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në parlamentin e Gjeorgjisë kur një ligjvënës i opozitës goditi me grusht një deputet të partisë në pushtet, ndërsa ky i fundit ishte në foltor.
Kryetari i Dhomës shikon sulmin i frikësuar.
Episodi ndodhi gjatë një debati për një projektligj të diskutueshëm për agjentët e huaj, i cili ka ngjallur reagime të forta në vend.
BREAKING: Chaotic scenes from Georgia parliament during the consideration of the law on foreign agentspic.twitter.com/t7QAPvJ0nE
Advertisement— Insider Paper (@TheInsiderPaper) April 15, 2024
Më konkretisht, siç shihet në video, pas këtij incidenti janë regjistruar pamje kaosi, ku kryeparlamentari shikonte i habitur dhe i frikësuar se çfarë po ndodhte para syve të tij.
Disa vrapuan për t’i shpëtuar panikut që ishte shkaktuar dhe të tjerë iu bashkuan përleshjes.
Vlen të theksohet se në momentin e ngjarjes në Kuvend, jashtë ishin mbledhur një numër i madh njerëzish duke protestuar kundër projektligjit të sjellë nga partia në pushtet./vizionplus.tv