ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Novi Ligure, në provincën e Alessandria, pasi një 49-vjeçar me origjinë shqiptare tentoi të shtypte me makinë ish-partneren e tij. Pasi e përplasi ai e dhunoi, raportojnë mediet italiane.

Shqiptari pikasi ish-bashkëshorten 41-vjeçare, teksa kjo e fundit po ecte në Viale Aurelio Saffi.

I filmuar nga kamerat e një pallati, burri tentoi të godiste me makinë gruan, por kjo e fundit arriti t’i shmangej fuoristradës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi ka kapërcyer një stol dhe një shatërvan dhe ka përplasur disa makina të parkuara, 49-vjeçari ka dalë nga automjeti dhe është hedhur në drejtim të ish-të dashurës së tij.

Dinamika dhe shkaku

Burri e kapi gruan nga flokët dhe filloi ta godiste me grusht në fytyrë.

Fatmirësisht, një rreshter 71-vjeçar ishte vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ndërhyra dhe e ndalova. Ai tentoi të arratisej me makinë, por e ndalova sërish dhe e dorëzova tek policia që mbërriti në vendngjarje. Nëse nuk do të kisha qenë atje ai do ta kishte vrarë”.

Pasi u bllokua, 49-vjeçari tentoi të arratisej, duke dështuar në përpjekje pasi nuk mundi të ndizte sërish mjetin. Karabinierët kanë mbërritur në vendngjarje pak çaste më vonë, duke arrestuar në flagrancë shtetasin shqiptar.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se shqiptari nuk mund ta pranonte që lidhja e tyre kishte marrë fund disa javë më parë.  Megjithatë, nuk ka precedentë dhune. Tashmë 49-vjeçari akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";