Familja mbretërore e Jordanisë ka zhvilluar një vizitë në SHBA ku janë mirëpritur nga presidenti amerikan Joe Biden.

Por, gjatë bisedës Joe Biden bëri një tjetër gafë.

Mbretëresha e Jordanisë, Rania u takua me presidentin Biden këtë javë si pjesë e vizitës së bashkëshortit të saj Mbretit Abdullah në kryeqytetin amerikan, së bashku me djalin e tyre të madh, Princin Husein.

Presidenti amerikan dhe mbreti zhvilluan një takim privat, ku diskutuan mundësinë e një armëpushimi në Gaza.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Para kësaj, familjet e mbretit të Jordanisë dhe presidentit amerikan u takuan dhe bënë fotografi për mediat, ndërsa Joe Biden i dha mbretëreshës një emër të ri.

Biden e quajti mbretin një mik të mirë kurse gruan e tij, Mbretëreshën Rania, “Mbretëresha Rihanna”.