Pas shpërthimit të fuqishëm një muaj më parë, në portin e Bejrutit ka shpërthyer sërish një zjarr.
Një re e madhe tymi të zi u ngrit këtë të enjte mbi qiellin e kryeqytetit të Libanit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.
Zjarri shpërtheu në zonën e portit, ku një kompani importuese ruante gomat dhe vajrat.
Shpërthimi tragjik i 4 gushtit shkaktoi më shumë se 190 humbje jete, plagosi rreth 6,500 të tjerë, si dhe dëmtoi mijëra godina.
Advertisement
The post Video/ Një muaj pas shpërthimit të fuqishëm, Bejruti sërish në flakë appeared first on Vizion Plus.