Një gjarpër rreth 3 metra i gjatë u gjet në rafte me erëza, në një supermarket në Australi.
Fatmirësisht, në ato momente sapo kishte bërë Pazar një ish-zbutëse e kafshëve, që ka ndihmuar klientët. Hilary Leigh pa pitonin në një raft dhe falë përvojës së saj arriti ta kapte atë.
“Po kërkoja erëza për darkën e së hënës kur dëgjova një tingull të njohur brenda distancës së frymëmarrjes së fytyrës sime”, ka shkruar ajo në Facebook e saj.
Klientja e hoqi gjarprin dhe deklaroi se të gjithë ishin me shumë fat që ajo e zbuloi atë dhe dinte si ta trajtonte atë.
Advertisement
Advertisement