
Ish deputetja e PD Albana Vokshi është përplasur me policinë gjatë protestës tek teatri, teksa tentonte të hynte në perimetrin e Teatrit Kombëtar.
Në një moment ajo rrëzohet në tokë dhe në ndihmë të saj i vjen gazetari Enkel Demi.
Ai i bëri thirrje efektivëve që të mos e preknin me dorë ndërsa i kërkonte Albanës që të mos lëvizte.
“Ka mundësinë të marrim atë gruan. Mos e prek me dorë atë se është femër. Albana mos lëvizte,”– dëgjohet duke thënë moderatori. (TemA)
Advertisement