Ushtria amerikane nuk i ndal sulmet pavarësisht situatës në të cilën gjendet bota për shkak të Coronavirus. Avionët amerikanë kanë bombarduar katër kampe të ISIS në Irak nga një seri sulmesh ajrore.
Avionët që i përkisnin koalicionit të udhëhequr nga SHBA, larguan një bandë terroristësh nga një pjesë rurale e Irakut, tha ushtria amerikane.
Advertisement
Daily Mail shkruan se pesë terroristë vdiqën nga sulmi në tre kampe në Wadi al-Shai ditën e djeshme.
Terroristët e ISIS humbën pjesën e fundit të territorit në mars të vitit 2019, por disa prej përkrahësve të tyre po fshihen ende në shkretëtira dhe malet e Irakut dhe Sirisë.