Një çift nga Teksasi përjetoi një incident tronditës nga vizita e tyre në një qendër të kafshëve të egra pasi një gjirafë e mori vogëlushen e tyre gjatë një udhëtimi me safari.

Gjatë fundjavës, familja vizitoi qendrën e kafshëve të egra Fossil Rim, ku vizitorët lejohen të kalojnë vetë nëpër një shteg për të parë më nga afër kafshët e egra dhe për t’i ushqyer ato.

Paisley Toten, 2 vjeç, ishte ulur në pjesën e pasme të makinës të familjes me nënën e saj kur ajo po ushqente gjirafën përpara se kafsha ta kapte nga këmisha dhe ta ngrinte në ajër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Momenti është kapur në kamera nga mami dhe vizitorët në makinën pas tyre.

Babai i Paisley, Jason Toten, tha se vajza e tij u lirua nga gjirafa dhe nuk pësoi asnjë lëndim.

Sipas rregullave në faqen e internetit të qendrës , gjatë udhëtimit, “Vetëm gjirafat mund të ushqehen me dorë. Kjo është për sigurinë tuaj, pasi kafshët përveç gjirafës mund të kafshojnë.”/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";