VIDEO/ Lulzim Basha përkujton 17 majin: U ula me këtë njeri por jam penduar se më gënjeu, unë gabova por ju garantoj se nuk e përsëris më. Sot kam marrë vendimin për protesta masive për largimin e Ramës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes me aleatët ku ka adresuar akuza të forta ndaj kreministrit Edi Rama.

“…ka marrë peng shtetin e shqiptarëve, institucionet e shqiptarëve, bukën e gojës së shqiptarëve, kulturën dhe shpirtin e shqiptarëve.

Prej 7 vitesh PD dhe opozita kanë bërë betejë me këtë të keqe. kemi ekspozuar ditë pas dite korrupsionin, lidhjet me krimin, shkatërrimin e rendit kushtetues.

E sotmja ështën jë tjetër aferë e radhës. Është gur i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e fëmijëve të vet që vuan sot pamundësinë ekonomike të shkaktuar prej hajdutërisë së Edi Ramës.

Advertisement

Si sot tre vjet më parë u ula me këtë njeri me shpresën për një marrëveshje në të mirë të kombit dhe për të garantuar një proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi që u gabova.

Garantoj që ky gabim nuk do përsëritet më kurrë. Opozita do të marrë të gjithë hapat demokratikë për largimin e kësaj të keqe që është Edi Rama.

Vendimi ynë i parë mbështetja e të gjitha protestave të aleancë, shoq civile dhe nisa e organizimit nga opozita të protestave qytetare dhe mbarë popullore.

Duke nisur me efekt të menjëhershëm sepse aty ku sot u dhunuan teatri u përgatit flijimi i lirive të të drejtave të qytetarëve.

Advertisement

Dua të theksoj angazhimin e marrë me shkrim në emër të opozitës”, tha Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy