Policia italiane ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar. Kontrolli nisi kur një patrullë me rroba civile u parakalua nga makina e 40-vjeçarit me shpejtësi të madhe, me manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa u ndalur në kryqëzime. Civilët më pas ndoqën makinën e shqiptarit dhe në rrugën “Luisa Fantasia” mundën ta ndalonin.
Ai u shfaq i shqetësuar gjatë kontrollit dhe kjo i bëri policët të kryenin një kontroll më të plotë në makinën dhe shtëpinë e tij.
Shqiptarit ju gjetën një pale çelësa të një makine të dytë, për të cilën nuk mund të jepte shpjegime.
Ushtarët lokalizuan makinën e dytë, dhe zbuluan një fund të rremë dhe brenda së cilës gjetën 16.500 euro cash dhe blloqe heroine me peshë mbi 6 kg.
Më pas u krye kontrolli në shtëpinë e 40-vjeçarit, ku u zbulua një laborator i vërtetë për përgatitjen e lëndës narkotike : një mikser, 1 prese hidraulike 20 tonëshe dhe kallëpe për përgatitjen e blloqeve, makina me vakum së bashku me mbi 11 kg lëndë narkotike si heroinë, kokainë, morfinë, mdma dhe lëndë prerëse, të cilat u sekuestruan bashkë me paratë./vizionplus.tv