Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar kryetaren e LSI Monika Kryemadhi e cila u shfaq në protestën e sotme me bluzë ku janë stampuar portretet e Kadri Roshit dhe të Violeta Manushit.
Veliaj ka publikuar një video ku pikërisht ikonat e teatrit shqiptar Kadri Roshi, Violeta Manushi, Drita Pelinku, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Mirush Kabashi të cilët pikërisht nga skena e godinës së vjetër e cilësojnë ëndërr ndërtimin e teatrit të Ri.
“Dakord që s’ke qenë ndonjëherë në teatër, s’është mëkat. Por si minimum, para se t’i stamposh në bluzën e protestës së tallashit Kadri Roshin e Violeta Manushin, mos duhet të dëgjosh çfarë kanë thënë për idenë e teatrit të ri? S’do qe keq të dëgjonim më shumë histori, se histeri! Ja video:”,shkruan Veliaj.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";