Fati i Rafas mbetet ende i paqartë ndërsa Hamasi njoftoi se kishte pranuar një armëpushim dhe një marrëveshje me Izraelin dje, të hënën, ndërsa qeveria e Netanyahu shprehu skepticizëm mbi përmbajtjen e saj duke theksuar se marrëveshja nuk arriti qëllimet e deklaruara.
Izreli shtoi se do të vazhdojë fushatën ushtarake në qytetin më jugor të Gazës duke kryer gjatë ditëve të fundit sulme me avionë dhe tanke, të cilët janë futur tashmë në rrethinat e qytetit.
IDF controls the Rafah crossing pic.twitter.com/85XAiAGosN
— נועה מגיד | Noa magid (@NoaMagid) May 7, 2024
Advertisement
Ndërkohë sot në mëngjes, ushtria izraelite njoftoi se kishte vënë nën kontroll anën palestineze të vendkalimit strategjik të rëndësishëm të Rafah në Gaza, e cila është “porta e vetme” për hyrjen e ndihmave humanitare nga Egjipti.
Ai gjithashtu njoftoi se forcat e tij po operojnë në një zonë të caktuar të Rafahut lindor, ndërsa tre burime humanitare i thanë Reuters se hyrja e ndihmave nëpër këtë vendkalim është ndalur. /vizionplus.tv