Izraeli nisi sulme ajrore mbrëmjen e sotme në tre vendndodhje në Luginën Bekaa në Libanin lindor, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e vendit (NNA).

Agjencia France-Presse (AFP) dhe Reuters, duke cituar burime të mirëinformuara, thanë se objektivat ishin depot e armëve të Hezbollahut.

Video nga vendi i ngjarjes tregon se pas shpërthimit fillestar ka pasur disa pasgoditje, ndoshta nga shkatërrimi i municioneve të depozituara në vend.

Që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor 2023, ka pasur armiqësi pothuajse të përditshme midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut të Libanit, i cili mbështet lëvizjen islamike palestineze.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, shqetësimi për përhapjen e konfliktit në rajonin e gjerë është intensifikuar pas sulmit izraelit të 30 korrikut në Bejrut që vrau një zyrtar ushtarak të Hezbollahut dhe çoi në vrasjen e shefit të Hamasit Ismail Haniya një ditë më vonë në Teheran.

Irani dhe Hezbollahu kanë kërcënuar se do të hakmerren./vizionplus.tv