Një aeroplan i British Airways u godit nga rrufeja teksa po afrohej në aeroportin Heathrow në Britani të dielën pasdite.

Një pasagjer, ka filmuar momentin kur rrufeja goditi krahun e avionit i cili ishte nisur nga Gjermania për në Britani.

Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Gatwick.

“Ishte tronditëse,” tha një pasagjer për gazetën The Sun.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një zëdhënës i British Airways konfirmoi se “fluturimi BA919 u devijua në Gatwick” për shkak të “kushteve të motit”./vizionplus.tv