Një video është bërë virale në rrjete sociale, ku talebanët dhunojnë me kamxhik një të ri në Afganistan.
Kjo masë është ndërmarrë gjatë fundjavës, pranë ministrisë së Arsimit në Kabul, shkruajnë mediat e huaja. Sipas raportimeve, burri akuzohet për vjedhjen e një celulari.
Në pamje, ai shihet i lidhur pas një shtylle metalike.
Advertisement
Kujtojmë që pas ardhjes së talebanëve në pushtet, një pjesë e qytetarëve arritën të largoheshin nga vendi, ndërsa të tjerë, janë të detyruar për të ndjekur rregullat strikte të talebanëve.