Zgjedhjet europiane që u mbajtën mes datave 6-9 qershor trazuan ujërat në BE dhe politikën e brendshme në disa shtete, përfshirë Francën, ku Macron shpalli zgjedhjet e parakohshme, apo Belgjikë.

Me lot në sy, kryeministri belg, Alexandre de Croix, njoftoi dorëheqjen, pasi partia e tij humbi në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane.

Partia e tij e qendrës së djathtë, Liberalët dhe Demokratët Flemish të Hapur, pa që numri i saj të binte pasi mori vetëm 5.7%, sipas sondazheve.

Edhe kryetari i partisë, Tom Ongena, ka bërë të ditur se do të japë dorëheqjen. “Për ne ishte një natë veçanërisht e vështirë, ne humbëm”, u tha ai mbështetësve të tij. “Jam i bindur se na duhet urgjentisht një qeveri e re, me kompetenca të plota”, shtoi ai, duke shtuar se “mesazhi i votuesve është i qartë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";