Një histori dështimi janë 20 të burgosur në burgjet e Venezuelës, të cilët pasi hapën një tunel dhe kaluan muret e burgut, u përplasën me një grup prej 30 policësh që po ushtroheshin pikërisht jashtë burgut.

Kriminelët e guximshëm e kuptuan gabimin e tyre vetëm kur dolën nga gropa që kishin hapur dhe nuk mund ta besonin gabimin e tyre. Sipas Daily Mail, një llogaritje e gabuar nga të burgosurit i shtyu ata të hapnin tunelin për në zonën e stërvitjes në selinë e policisë në kryeqytetin venezuelian, Maracaibo.

Në pamjet e arratisjes së dështuar, oficerët mund të shihen duke ndihmuar të burgosurit e kuqërremtë të kalojnë hendekun e ngushtë në mur përpara se të kthehen në burg.

Edhe pse 30 oficerët e policisë ishin të paarmatosur, një deklaratë zyrtare tha se gjithçka u vu nën kontroll me tre nga të burgosurit që pësuan lëndime të lehta. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";