Gabimi i presidentit amerikan gjatë fjalimit të tij në fushatë të dielën në Las Vegas, ku ngatërroi Emmanuel Macron me Francois Mitterrand, po bën xhiron e internetit.

81-vjeçari Joe Biden po përshkruante një takim që pati me presidentin francez në G7 në 2021.

“Menjëherë pas zgjedhjes sime shkova në një takim të G7. U ula dhe thashë: “Amerika u kthye!” Dhe Mitterrand nga Gjermania – dua të them nga Franca – më pa dhe më tha: sa kohë ka që u kthye?”, tha Biden.

Presidenti amerikan korrigjoi vendin por jo emrin e presidentit por kjo nuk është hera e parë që ngatërron Emmanuel Macron me Mitterrand. Diçka e ngjashme ndodhi në vitin 2022. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";