![VIDEO: Erdogan godet në kokë djalin e vogël, preu para tij shiritin e inaugurimit](https://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2021/09/erdogan.png)
Një video e presidentit të Turqisë Recep Tayip Erdogan ku shihet teksa godet në kokë një djalë të vogël që guxoi të priste shiritin e një përurimi para tij po bën xhiro në rrjetet sociale.
Erdogan do të priste shiritin e inaugurimit të një ure në qytetin e Rizës, vendlindjen e tij, ndërkohë që një fëmijë u tregua më i shpejtë se ai dhe preu i pari.
Në një moment ai lëviz krahun dhe duket shiriti i prerë. Kjo gjë nuk u shpëton as syve të Erdogan, i cili nis ta qortojë të voglin dhe ta godasë në kokë me dorën e mbledhur grusht.
Advertisement
Ky veprim ka sjellë reagime të shumta në Turqi.