Pas 3 muajsh, Princesha Kate Middleton u shfaq sërish në publik. Kjo dalje e saj erdhi pas dhjetra teorish të çuditshme dhe ekstreme për shëndetin e saj, pas operacionit të kryer në janar.
Gazeta britanike The Sun ka publikuar pamjet e Kate në Windsor Farm Shop, teksa ishte me bashkëshortin e saj William dhe duket e relaksuar dhe e shëndetshme.
Dhe Princi William nuk mund ta fshihte kënaqësinë e tij që ishte rikthyer me gruan e tij pas një rikuperimi qartësisht sfidues dy mujor.
Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, ka thënë se ecja e Kate pwrcillte shumw siguri dhe besim.
Ajo tha: Kate ecën përpara William, duke bërë hapa mjaft të mëdhenj për të mos treguar asnjë shenjë të ndonjë dobësie të vazhdueshme. Ndërsa William e mban fytyrën pjesërisht të fshehur nën kapelë dhe kokën ulur, gjuha e trupit të Kate këtu sugjeron një dëshirë për t’u parë.
/vizionplus.tv