Alfons Ndoci 35-vjeç mbeti viktimë e një sulmi barbar në burgun e Koridhalos.

Ngjarja e rëndë është shënaur në datën 26 qershor të këtij viti, ndërsa autorësinë e krimit e mori përsipër Xhuliano Halili.

Por mediat greke kanë publikuar së fundmi një video, ku duket qartë dhuna e ashpër ndaj të riut shqiptar nga një grup personash.

Fillimisht kanë qenë Xhuliano Halili dhe Etem Hoxha ata të cilët kanë dalë të armatosur me thika nga zyra e gardianit. Menjëherë sapo ata hyjnë në repart dhe mbyllet dera, ata nisin sulmin. Kjo ishte pika ku konflikti u përshkallëzua dhe Doci mori goditje me thikë në gjoks dhe në stomak.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por pas publikimit të këtyre pamjeve të tmerrshme, mediat greke kanë ngritur disa pyetje.

Për videon e plotë klikoni këtu

Së pari, si ka mundësi që të burgosurit kanë lirshmëri për të hyrë dhe për të dalë nga zyra e gardianit të armatosur?

Së dyti, si kanë dalë të burgosurit nga reparti i tyre në orarin që është e ndaluar?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së treti, pse Alfonso Doci qëndroi në burgjet e Koridhalos për një periudhë më të gjatë kohore kur nuk kishte asnjë gjyq në pritje dhe të gjithë e dinin se kishte mosmarrëveshje serioze mes tij dhe të tjerëve?

Dhe së katërti, si qëndrojnë indiferentë oficerët e burgjeve kur një vrasje po kryhet para syve të tyre? A nuk janë në gjendje të ndërhyjnë për të rivendosur rendin apo e kanë bërë këtë qëllimisht?/vizionplus.tv