Protestuesit në Bristol të Anglisë rrëzuan dhe tërhoqën zvarrë nëpër rrugë statujën e Edward Colston, tregtar skllevërish në shekullin e 17-të, I cili njihet dhe si filantrop. Rrëzimi I statujës nga turmat e zemëruara erdhi në valën e indinjatës që ka shkaktuar rasti i 46 vjecarit George Floyd në Amerikë. Tubuesit hodhën një litar dhe e tërhoqën poshtë, ndërsa njëri I vuri statujës gjurin në fyt, duke rikrijuar skenën e vdekjes së Floyd.
Colston ka qenë pjesëtar i della Royal African Company, e cila thuhet të ketë transportuar rreth 80 mijë burra, gra e fëmijë nga Afrika në Amerikë. Kur vdiq në 1721-shin megjithatë, pasurinë e tij e dha të gjithën për bamirësi.
Në Londër është përdhosur sakaq statuja e Winston Churchill, mbi të cilën protestuesit kanë shkruar: “Ishte racist”! Përplasje të dhunshme u shënuan sakaq sot mes tubuesve dhe policisë përpara ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Londër.”Njerëzit kanë që në 1619, tani boll më! Erdha këtu duke e ditur rrezikun e koronavirusit, por ia vlen të rrezikoj sepse duhet ta ndalojmë të gjithë bashkë padrejtësinë racore që po ndodh në mbarë globin”, tha njw protestues.