Të paktën 17 persona u vranë dhe 40 u plagosën nga të shtënat nga talebanët në Kabul, e cila, sipas raporteve të mediave po festonte pushtimin e territoreve afgane.
Agjencia e lajmeve aljazeera raporton për “të shtënat festive”, por informacione të ndryshme jepen nga mediat lokale për arsyet e të shtënave.
Një arsye është ardhja përfundimtare e udhëheqësit suprem të talebanëve Hibatullah Akhundzad, ndërsa media të tjera thonë se talebanët kanë festuar marrjen e supozuar të Panjshir, territori i vetëm në Afganistan që nuk është nën sundimin e tyre dhe ku ka rezistencë.
Ndërkohë, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid u bëri thirrje të gjithëve që të ndalojnë të shtënat në ajër.
This is what Kabul sounds like right now pic.twitter.com/QxaS8wWrfi
— Ali M Latifi (@alibomaye) September 3, 2021