Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka shënuar një tjetër episod viral.
Gjatë një eventi, Biden duket se e ka humbur totalisht orientimin dhe ka mbetur si i ngrirë në mes të podiumit.
Presidenti e gjeti veten mes njerëzve, duke kërkuar daljen nga skena.
Kanë qenë anëtarët që kujdesen për sigurinë e tij ata që e kanë nxjerrë nga situata e sikletshme, pavarësisht se momenti ka bërë xhiron në rrjetet sociale.
Një nga personat e stafit të tij të sigurisë i afrohet dhe i tregon daljen nga skena.
Kujtojmë se edhe më herët episode ku Presidenti është rrëzuar janë bërë virale.
Ai është presidenti më i vjetër i SHBA-së dhe shpesh kritikohet, pasi ashtu siç është raportuar, ai do të rikandidojë sërish në zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së.