
Ky është momenti kur forcat speciale turke vënë në pranga autoren e dyshuar të sulmit terrorist në Taksim të Stambollit. Sulmi i djeshëm me çantë-bombë la të vdekur 8 persona ndërsa 81 të tjerë u plagosën.
Autoritetet turke njoftuan se gjatë kontrollit në banesën e saj u gjetën armë dhe municione artizanale. Sipas tyre autorja e dyshuar është me origjinë siriane dhe gjatë marrjes në pyetje pranoi se ishte trajnuar nga rebelët kurdë, ndërsa numri total i të arrestuarve ka arritur në 46 persona.
Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu reagoi ashpër pas sulmit. Ai tha se Turqia nuk i pranon ngushëllimet e Shteteve të Bashkuara dhe nëse terroristët nuk do arrestoheshin ato do ishin arratisur në Greqi.
SULEYMAN SOYLU
MINISTRI I BRENDSHËM TURK
AdvertisementNe nuk i pranojmë ngushëllimet e Ambasadës Amerikane. I refuzojmë ato. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur. Në dëgjimin teknik pas incidentit, udhëzimi i organizatës terroriste ishte shumë i qartë në drejtim të vrasjes së terroristit. Urdhri për sulmin terrorist vdekjeprurës erdhi nga veriu i Sirisë, ku PKK ka selinë e saj. Ne do të hakmerremi kundër atyre që janë përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm terrorist.
Në mediat turke janë publikuar pamjet e momentit të të dyshuarës, e cila qëndronte në rrugën Taksim për rreth 40 minuta, më pas ajo largohet me shpejtësi dhe pak minuta më pas ndodh shpërthimi.