Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Sllovaki ku një ari ka zbritur në qytetin Liptovský Mikuláš dhe ka sulmuar 5 persona. Si pasojë e plagëve të marra, një grua ka humbur jetën dhe dy të tjerë ndodhen në spital për të marrë trajtimet e nevojshme mjekësore.
Shërbimet e urgjencës sllovake bënë me dije se viktima, 49-vjeçare pësoi një dëmtim në shpatull, ndërsa një 72-vjeçar u trajtua për një plagë në kokë. Raportet thanë se policia vazhdoi ta dëbonte ariun nga qyteti për në pyll, shkruan Living.
Ndërkohë kujtojmë se vetëm një ditë më parë një grua 31-vjeçare bjelloruse ra për vdekje duke u përpjekur t’i shpëtojë një ariu kafe në malet e afërta të Tatras së ulët. Ajo kishte qenë duke ecur me një shoqërues mashkull nëpër një zonë me pyje të dendur dhe lugina të thepisura kur ariu i sulmoi ato.