Banorët e qytetit port të Odesës po përgatiten për t’u mbrojtur nga pushtimi rus që do të vijë nga deti.

Anijet ruse janë filmuar në Detin e Zi nga Gadishulli i Krimesë dhe mendohet se pas marrjes së qytetit tjetër jugor Kherson, objektivi i radhës u ushtrisë ruse është pikërisht Odesa.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se përpjekja për të marrë kontrollin e pikës strategjike në Detin e Zi mund të nisë që të enjten. Në plazhet e qytetit, ku mendohet se rusët do të zbarkojnë me mjete amfibe, janë vendosur mina.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të paktën tetë anije ruse janë parë në horizont, si dhe rreth 4000 mjete amfibe, secili në gjendje të mbajë 8 tanke. Këto mjete luftarake u panë në Detin e Zi dy javë para nisjes se pushtimit, duke kryer stërvitje.

Humbja e Odesës, qyteti më i madh port në Ukrainë, do të ishte një katastrofë ekonomike për Ukrainën.