Policia në Paris ka rrethuar zonën rreth monumentit “Harku i Triumfit”, pas një alarmi për bombë.

Zyrtarët thanë se një pako e dyshimtë me eksploziv u gjet pranë Champ de Mars. Po ashtu, stacioni policor në Paris morën një telefonatë anonime këtë pasdite.

Linjat e metrosë dhe rrugët e tjera pranë zonës u evakuuan, ndërsa stacioni i metrosë Charles-de-Gaulle Etoile, u mbyll.

Ka pasur një numër alarme të rreme për bombë në Paris kohët e fundit, duke përfshirë një në stacion hekurudhor të Lyon javën e kaluar dhe një tjetër në Kullën Eiffel.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky alarm vjen në mes të një kërcënimi të shtuar pas vrasjes së mësuesit të historisë Samuel Paty në një periferi të Parisit këtë muaj. Ai u vra për shfaqjen e karikaturave të Profetit Muhamed.

Samuel Paty iu pre koka në 16 tetor nga 18-vjeçari Abdullakh Anzorov. “Franca nuk do të heqë dorë nga karikaturat tona”, tha Presidenti Macron në fillim të kësaj jave. Paraqitjet e Profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe janë fyese për shumë myslimanë.