Vetëvrasja e të burgosurit shqiptar në furgonin e policisë greke, familjarët: Shteti të na ndihmojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vetëvrasja e të burgosurit shqiptar në furgonin e policisë greke, familjarët: Shteti të na ndihmojë

Familjarët e të burgosurit shqiptar, i cili vari veten pak ditë më parë në makinën e policisë greke, kërkojnë ndihmën e shtetit shqiptar për kryerjen e autopsisë së Adem Rusit.

 

Vëllai i 38-vjeçarit, Shkëlqim Rusi ka bërë me dije se është e pamundur që një i burgosur, me pranga në duar në një automjet, i shoqëruar me polici, të kryejë një vetëvarje.

 

Advertisement

Ndaj, për këtë, familjarët i kërkojnë organeve kompetente shqiptare bërjen e autopsisë për të mësuar shkakun e vërtetë të kësaj ngjarjeje.

 

Prokuroria e Korçës, gjithnjë sipas Shkëlqim Rusit, nuk e ka marrë përsipër një gjë të tillë ndaj dhe për këtë kërkon ndihmën e shtetit.

 

Advertisement

Adem Rusi mësohet se ka qënë i dënuar në Greqi me 20 vite burg për vrasje të kryer me mjete rrethanore në një lokal në Kozan të Greqisë. Sipas familjarëve, i kishin mbetur vetëm 3 muaj nga kryerja e dënimit të dhënë nga gjykata greke, ndaj, sipas tyre, nuk kishte asnjë arsye të shkonte drejt varjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy