Vetëm një dozë vaksinë kush e ka kaluar Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vetëm një dozë vaksinë kush e ka kaluar Covid-19

Vetëm një dozë vaksinë dhe minimum 6 muaj nga koha kur janë shëruar nga Covid-19.

Ky është udhëzimi i ri që ka lëshuar Agjencia Italiane e Barnave në lidhje me modalitetet e vaksinimit të qytetareve nga Covid-19 në Itali.

Sipas udhëzimit, raporton Vizion Plus, personat që e kanë kaluar koronavirusin mund të mjaftohen me marrjen  e vetëm një dozë vaksine nga dy që po marrin në përgjithësi qytetarët e moshave të treat dhe ato me sëmundje shoqëruese.

Edhe në rastin e atyre që e kanë kaluar Covid, sipas agjencisë, duhet të llogaritet që doza e vetme e vaksinës të mos bëhet para se të jenë mbushur gjatë muaj nga shërimi prej Covid-19.

Advertisement

Kjo pasi, 6 muaj është periudha e llogaritur si minimumi I ruajtjes së antitrupave nga kalimi I Covid-19.

Pritet që udhëzimi i Agjencisë Italiane të Barnave të bëhet detyrues nëpërmjet një urdhëri të Ministrisë së Shëndetësise.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy