
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është dakordësuar me delegacionin rus që të takohen pranë lumit Pripyat.
Ky njoftim erdhi pas bisedës me kreun e Bjellorusisë Alexander Lukashenko.
“Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me atë rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha Zelensky.
Lukashenko, shtoi Zelensky, mori përgjegjësinë për faktin se gjatë udhëtimit, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorusi do të qëndrojnë në terren.
Advertisement