Prej tetë muajsh, Australia po përballet me “pushtimin” e minjve, pasi po shkatërrojnë të korrat, duke ngrënë ushqime të depozituara, e duke hyrë në ndërtesa në zonat rurale.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, pushtimi mund të zgjasë dy vjet, duke iu referuar edhe numrit të dyfishuar që nga marsi.
Advertisement
Qeveria lokale ka njoftuar 50 milionë dollarë ndihmë. Mirëpo, zv.presidenti i Shoqatës së Fermerëve, Xavier Martin tha se fermerët kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.
“Pas më shumë se tetë muajsh luftimi të pushtimit, fermerët nuk kanë marrë ende ndihmë konkrete,” tha Martin.
Advertisement