Vendi që luftoi me mirë koronavirusin, përballet zyrtarisht me valën e dytë të COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendi që luftoi me mirë koronavirusin, përballet zyrtarisht me valën e dytë të COVID-19

Koreja e Jugut është një nga vendet më të lavdëruara për mënyrën e menaxhimit të krizës së koronavirusit përmes testimeve masive dhe një programi të kujdesshmi gjurmimi, me qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të zinxhirit të infektimeve.

Por tani, zyrtarët vendas të shëndetësisë besojnë se ky shtet po përballet me valën e dytë të pandemisë, edhe pse numri i rasteve të regjistruara së fundi atje është relativisht i vogël. Historia e suksesit të Koresë së Jugut nuk e ka penguar dot rishfaqjen e Covid 19.

Drejtuesja e Qendrës Koreane për Kontrollin e Sëmundjeve, Jung Eun-kyeong, tha se vala e parë e virusit ka zgjatur deri në muajin prill. Por që prej mesit të majit, atje është vënë re një rritje e numrit të rasteve, e nxitur sidomos nga frekuentimi I klubeve të natës.

Jeong thotë se shtimi i ri i rasteve e shtyn të mendojë se vendi është në pragun e valës së dytë të koronavirusit. Deri më tani, e njëjta qendër pretendonte se vala e parë, nuk kishte përfunduar ende. Që nga fillimi I pandemisë, Koreja e Jugut ka pasur 12,000 raste me koronavirus dhe gjithsej, 280 të vdekur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy