Pas Britanisë së Madhe, Argjentinës dhe El Salvador, vaksina e universitetit të Oxfordit është autorizuar për përdorim emergjent edhe në Indi. Vendi i dytë më i populluar në botë, pritet të fillojë një program masiv të imunizimit brenda një jave.

Rregullatori i barnave në Indi e përcaktoi efektshmërinë e vaksinës së Astrazenecas në vlerën 70.42%, ndërsa në Europë pritet që vaksina kandidate të autorizohet më 6 janar edhe pse Agjensia Europiane e barnave nuk e ka kursyer skepticizmin duke argumentuar se nevojiten më shumë prova shkencore.

Ndërkohë në Britaninë e Madhe, shkencëtari që drejton programin e vaksinimit ka deklaruar se duhet zgjatur hendeku midis dy dozave, duke këmbëngulur se është më efektive. Profesori Jonathan Van-Tam është shprehur se pritja 12 javë midis dy injeksioneve në vend të tre që janë kërkuar aktualisht, do të mbrojë ata që janë më të rrezikuar nga Covid-19. Ekspertët britanikë bëjnë thirrje që dozat e para të vaksinës të injektohen në sa më shumë njerëz, në kohën më të shkurtër të mundshme.

Deri më tani, Izraeli është vendi i parë në botë që ka vaksinuar më shumë se një të dhjetën e popullsisë në më pak se dy javë pas fillimit të fushatës së vaksinimit me produktin e kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";