Vëllezërit shqiptarë vrasin me sëpatë 53-vjeçarin në Greqi, njëri prej tyre kishte lidhje me vajzën e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një krim i rëndë ka ndodhur në Halkidiki të Greqisë gjatë javës së kaluar, por që është bërë publik këtë të martë nga mediat greke.

 

Dy vëllezër shqiptarë kanë vrarë një 53-vjeçar dhe kanë lënë të plagosur djalin e tij 24 vjeç.

 

Advertisement

Vëllezërit shqiptarë 27 dhe 47 vjeç janë arrestuar tashmë nga policia greke. 27-vjeçari plagosi me thikë djalin e viktimës, 24 vjeç, dhe më pas shtyu vajzën 18-vjeçare, me të cilën dyshohet se ka patur lidhje.

 

Ndërsa vëllai i tij 47-vjeçar goditi me sëpatë në gjoks babain 53-vjeçar të djalit dhe vajzës, duke e lënë të vdekur.

 

Advertisement

Dy familjet mesa duket ishin në konflikt, ndërsa vëllezërit shqiptarë shkuan për t’u sqaruar. Por situata doli jashtë kontrollit dhe përfundoi në tragjedi.

 

Emrat e shqiptarëve nuk janë bërë të ditura, ndërsa janë arrestuar të dy.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy