Veliaj: As qeveria e Berishës dhe as ajo e Metës nuk e shpallën Teatrin, Monument Kulture, por e quajtën të pavlerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj: As qeveria e Berishës dhe as ajo e Metës nuk e shpallën Teatrin, Monument Kulture, por e quajtën të pavlerë

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi sonte se godina e vjetër e Teatrit nuk ka qenë asnjëhërë Monument Kulture.

I ftuar në “Opinion”, Veliaj bëri me dije se asnjë qeveri, qoftë ajo e drejtuar nga Berisha apo Meta, nuk e kanë vlerësuar godinën e Teatrit me vlerë.

“Për sa kohë as qeveria e Berishës, as e Ramës, as e Nanos, as e Metës, as e Enverit, asnjë qeveri nuk e ka shpallur monument Kulture, në letrat e shtetit është një godinë që nuk ka vlerat e një monumenti kulture”, tha Veliaj.

Në fakt në vitin 2007, kur Partia Demokratike udhëhiqte vendin, ekspertët e Institutit të Monumenteve të Kulturës e kanë cilësuar godinën e Teatrit si “godinë pa vlera”.

Advertisement

Në monumentet e kulturës janë përfshirë edhe klinika mjekësore por Teatrit Kombëtar nuk e ka gëzuar vendin në këtë listë. Ndërkaq, edhe pse opozita pretendon se Teatri është futur në listën e monumenteve në vitin 2015, edhe në këtë rast e vërteta është ndryshe.

Në vitin 2014 u bë studim i ndërtesave në Tiranë dhe mbi 400 objekte u vunë në mbrojtje paraprake që do të thotë se IMK merr kohën për të studiuar vlerat e objektit.

Pasi u bë ky studim ku u hapën dhe dosjet e mëparshme dhe u gjetën vlerësimet e tjera, 300 objekte u çliruan nga kjo mbrojtje paraprake dhe vazhduan jetën, rreth 100 vetëm morën statusin “Monument Kulture”.

Sipas ligjit çdo objekt që futet në mbrojtje paraprake vetëm gjashtë muaj ruhet dhe nëse nuk e kalon testin ai kthehet në gjendje normale pa asnjë status. Edhe teatri ka kaluar në sitë, por nuk e ka fituar statusin e “Monument Kulture”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy