Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën shtetërore në Adriatica, në zonën e Cesanos.
Një 78-vjeçar shqiptar me biçikletë është përplasur nga një fuoristradë teksa po kalonte rrugën dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Shërbimet e emergjencës nuk mund të bënin asgjë pavarësisht ndërhyrjes urgjente.
Në vendin e aksidentit policia rrugore dhe oficerët e policisë lokale të Senigallia kryen hetime dhe menaxhuan trafikun. /vizionplus.tv
Advertisement