Personi i parë i kuruar nga virusi HIV – Timothy Ray Brown – ka vdekur nga kanceri.

Brown, i cili është njohur edhe si “pacienti i Berlinit”, është shëruar më shumë se një dekadë më parë, me një transplant të palcës së kockave nga një dhurues që ishte natyrshëm rezistent ndaj HIV-it.

Shoqata Ndërkombëtare e AIDS-it, sëmundjes që e shkakton virusi HIV, tha se Brown i ka dhënë botës shpresë se kura për HIV-in është e mundshme.

Brown, 54 vjeç, i cili ka lindur në SHBA, është diagnostikuar me HIV derisa ka qenë duke jetuar në Berlin, në vitin 1995.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitin 2007, ai është diagnostikuar me një lloj kanceri në gjak, të quajtur leukemi akute mieloide.

Brown është shëruar për disa vite, por kanceri i është rikthyer këtë vit, duke iu përhapur në tru dhe në palcën kurrizore.

”Me trishtim të madh ju njoftoj se Timothy vdiq … i rrethuar nga unë dhe miqtë, pas një beteje pesëmujore me leukeminë”, shkroi partneri i tij, Tim Hoeffgen, në Facebook.

Rreth 37 milionë njerëz në gjithë botën jetojnë aktualisht me HIV.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sëmundja e AIDS-it ka vrarë rreth 35 milionë njerëz qëkur ka nisur në vitet 1980./ REL

The post Vdes personi i parë i shëruar nga HIV appeared first on Vizion Plus.