Një kokë derri i përgjakur u la gjatë fundjavës jashtë një stacioni policie në Los Angeles, pas protestave kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.

Sipas mediave të huaja, mesazhi u la të shtunën pasdite para stacionit Rampart. Lidhur me këtë rast, departamenti i policisë po përpiqet të marrë vesh se kush e vendosi kokën e derrit jashtë stacionit, duke i vëzhguar pamjet nga kamerat e sigurisë.

Koka e derrit siç shihet në imazhin e mëposhtëm u nda në mediet sociale, ndërsa u bë virale nga përdoruesit.

“Nuk arrij ta besoj! Kjo është e tmerrshme! Nuk mund t’i besoj syve të mi”, tha një qytetar në Facebook.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";