Vatikani tha këtë të hënë se vaksinat kundër koronavirusit që kanë përdorur indet qelizore nga fetuset e abortuara, janë moralisht të pranueshme.

Kongregacioni për Doktrinën e Besimit deklaroi se përdorimi i vaksinave të tilla është i lejuar për sa kohë nuk ka asnjë alternative tjetër.

Vatikani sqaroi se në mungesë të vaksinave të sigurta, është moralisht e pranueshme të marrësh vaksina kundër COVID-19 që kanë përdorur inde qelizore nga fetuse të abortuara, përderisa vaskinat e llojeve të tjera nuk janë të disponueshme për publikun.

Mirëpo, Kongregacioni theksoi se “përdorimi i vaksinave të tilla nuk do të thotë bashkëpunim zyrtar të abortit nga i cili rrjedhin qelizat me të cilat u prodhuan vaksinat”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vatikani  nënvizoi se “përdorimet e lejuara të vaksinave të tilla nuk nënkuptojnë në asnjë mënyrë se ekziston një miratim moral i përdorimit të indeve qelizore që vijnë nga fetuset e abortuara”

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";