Aktori Vasjan Lami është shprehur shumë i prekur pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
“E trishtë, të thuash; Lamtumirë Teatri im dhe i juaji ! Kush ka luajtur, apo ka ndjekur shfaqje në atë teatër, jam i bindur qe kurrë nuk do të donte të harronte aromën e atij “Buti të vjetër”.
Sido që të bëhet Ena e re, do t’i duhen shumë vite e histori, të marrë atë shije dhe ndjesi.
Do bëj çmos të të mbaj sa më gjatë.
Advertisement
TURPI do t’i ndjekë për jetë, ata që e bënë dhe ata që ishin dakort që të ndodhte…“, ka shkruar aktori.