Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili pas përfundimit të mbledhjes për Reformën Zgjedhore konfirmuan deklaratën e Damian Gjiknurit për çështjet në të cilat palët ranë dakord.
Bylykbashi tha se “Pati debate, por u kaluan”.
Ndërkohë Vasili u shpreh se : Patëm një debat për kuotën gjinore, që të respektohet në principin 1 në 3, kemi kërkuar që kjo të ketë dispozita mbrojtëse në realizimin e saj që të evitojmë historitë e të shkuarës.
Që të hedhim një hap në rrugën e duhur, që mos të jetë një hipokrizi e radhës.
“Duhet të garantojmë hedhjen e votës në liri dhe fshehtësi. Ajo që ne do disktujmë në vijim do jenë mekanizma që do rregullojnë këtë gjë. Sepse këto janë problemi real, që vota pra numërohet pa manipulim, kjo është sfida e madhe që na pret”, tha Bylykbashi në fund.